Partizani dhe Vllaznia “shtrydhen” për një barazim të thatë, asnjë ndryshim në klasifikim

Partizani

Partizani-Vllaznia, nuk ka fitues në duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë, përballje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një barazim 0-0 që la të pakënaqura dy skudrat. Një pjesë e parë me shumë raste nga të dyja skuadrat. Për t’u përmendur ishte rasti i minutës së 16-të.

Harkim nga e majta i Atanaskoskit, topi shkon në shtyllën e dytë për Skukën i cili nuk ia del të devijojë sferën në rrjetë. Partizani do të tentonte sërish portën, këtë herë i rrezikshëm shfaqet Murataj në minutën e 31′, por tentativa e tij u ndal në shtyllë. Rasti më flagrant i Vllaznisë ishte 6 minuta më pas. Lëvizje e bukur e Grudës nga e majta, pasimi i tij në qendër të zonës gjen Alivodën, i cili ka mundësinë të shënojë, por ndalet nga dalja e Qirkos i cili bllokon topin me këmbë.

PJESA E DYTË

Situatat U zhvendosen sa në një gjysmëfushë në tjetrën, por mungon pasimi i fundit për të krijuar raste të rrezikshme para Qirkos dhe Qarrit. Hyrjet e Kekos dhe Binstukas në minutën 65’ në vendin e Skukës dhe Mba nuk sollën diçka në sulmin e Partizanit. Në minutën e 77’ Vllaznia kishte një mundësi të shkëlqyer kur një pasim nga e majta gjen Çobën në shtyllën e dytë, por sulmuesi ndalet nga Qirko. Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e dytë dhe distancën tre pikë larg Partizani.

LEXO MË SHUMË: Partizani në ndeshjen titull pa 4 futbollistë, titullarët fusin Shehin në krizë në prag të sfidës ndaj Vllaznisë

Rezultatet nuk vijnë, të paktën si do të donin te Partizani, por edhe dëmtimet nuk po i japin paqe Orges Shehi. Atëherë kur u duk se për sfidën direkte për vendin e dytë me Vllazninë 46 vjeçari do t’i kishte për herë të parë të gjithë futbollistët e organikës, duke përjashtuar Bytyçin që e ka mbyllur prej kohësh sezonin, situata e mungesave u përkeqësua sërish. E me emra të rëndësishëm madje.

 

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull