“Mund të fitonim 2-0”, Gvozdenovic nuk e pranon barazimin ndaj Tiranës: Nuk jam i kënaqur me një pikë

Tirana është ndalur në një barazim 1-1 në Korçë. Skënderbeu kaloi i pari në avantazh, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të Nikajt në minutën e 28. Kaina ktheu sërish baraspeshën në shtesën e pjesës së parë dhe i çoi shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të takimit.

 “Për mendimin tim nuk ishte rezultati i duhur. Ne donim fitoren. Pjesën e dytë ishim më mirë. Edhe Nikaj humbi një rast për 2-0. Nuk jam i kënaqur me një pikë. Unë nuk i thashë lojtarëve të rrinim mbrapa. I thashë që të vazhdonim. Por edhe Tirana vazhdoi përpara. Ka të bëjë edhe cilësia e Tiranës. Por edhe në këto 15 minuta e kishim rastin për golin e dytë. E di cilësinë e Tiranës, por kishim momentin për golin e dytë. Pastaj pësuam një gol pa fat dhe… Kemi sulmuesë të mirë, por na duhet pak kohë”.

Related posts

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione