Mirlind Daku mban premtimin, takon bashkëshorten e heroit Agim Ramadani dhe i dhuron fanellën e Kombëtares (FOTO)

Vigjilja e ndeshjes më të rëndësishme të Shqipërisë për kualifikuesit e Europianit të Gjermanisë ka nisur me një gjest të madh.

Mirlind Daku ka pasur një vizitore shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesin nga Gjilani është vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani.Daku pas shënimit të golit ndaj Polonisë hoqi fanellën duke festuar dhe në shpinën e tij u ekspozua tatuazhi me piramidën e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Tatuazhi i gdhendur në trupin e Daku-t bëri xhiron e medieve, me Shukrijen që ka takuar futbollistin. Një premtim i mbajtur nga të dy, që vjen vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.

Related posts

“Abuzojmë shumë përpara porte”, Ernest Gjoka zbulon problemin e Skënderbeut: Është kampionat i vështirë

“Ka lojtarë që nuk e bëjnë çfarë u them”, Dritan Smajli i nervozuar pas humbjes: Do ketë ndryshime!

Skënderbeu likujdon Ilirinë, dy gola fundosin ekipin nga Fushë-Kruja (video)