KATEGORIA E PARË/ Kryesuesit gabojnë në javën e 26-të, Besa fiton “derbin”, Tomori vazhdon krizën (REZULTATET)

Kategoria e Parë

Java e 26-të e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq intersante. Kryesuesit e kampionatit gabojnë në takimet e tyre. AF Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kastriotit në transfertë. Kapllani dy herë shënoi për krutanët në minutat 59′, 74’, ndërsa për miqtë do të shënonin Edon Hasani 25′ dhe Greca 65′.

Bylis gabon ndaj Burrelit duke u mposhtur 1-0. Vendosi goli i Farrukut në minutën e 43′. Në takimet e tjera, Besa fitoi 4-1 ndaj Luzit, Apolonia fiton me përmbysje ndaj Tomorit me rezultatin 2-1, ndërsa Korabi-Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim me shfirat 1-1.

LEXO MË TEJKATEGORIA E PARË/ Besa me mision mbijetesën, Bizhdili rikthen në stol djalin e shtëpisë

REZULTATET LIVE

APOLONIA-TOMORI 2-1

Umeijego 74′, Omeri 90’/ Oshafi 11′

KORABI-FLAMURTARI 1-1

Marku 67’/ Dalanaj 76′

KASTRIOTI-ELBASANI 2-2

Kapllani 59′, 74’/ Edon Hasani 25′, Greca 65′

BURRELI-BYLIS 1-0
Ferruku 43′

BESA-LUZI 2008 4-1

Sejni 6′, Kamohelo 29′, Ba 82′, Shurdhiqi 90’/ Itodo 87′

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)