I harruar prej kohësh nga Kombëtarja, sulmuesi shkëlqen në Turqi, realizon ndaj Trabzonspor (video)

Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Sivaspor në duelin ndaj Trabzonspor. 26-vjeçari shqiptar dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, duke goditur saktë me kokë.

Ky ishte goli i tretë në kampionat me fanellën e Sivaspor për lushnjarin, i cili dalëngadalë ka filluar të shndërrohet në protagonist te skuadra turke. Ndeshja e 11-të me fanellën e bardhekuqe për Manajn, që duket se po fiton besimin e plotë të trajnerit, i cili e shikon tashmë si titullar shqiptarin.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit