FSHF bën njoftimin e madh, zbulon sa kushton një biletë për miqësoren Suedi-Shqipëri

Ditën e martë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi. Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 117-118-119. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze, që shkon në 9 euro. FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

 

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)