Partizani për të thyer tersin në Rrogozhinë, Egnatia krenohet vetëm me fitoren në Superkupë; bilanci i dy skuadrave

Egnatia e Partizani

Egnatia e Partizani do të jenë përballë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 31-të të Superiores. Kampionët në fuqi në vendin e tretë do të presin në Rrogozhinë kryesuesit e kampionatit. Partizani e Egnatia ndahen me 6 pikë mes tyre, por përplasja mund të japë më shumë se një mesazh për kampionatin dhe kundërshtarin direkt.

BILANCI NDËRMJET DY SKUADRAVE

Partizani nuk e ka të lehtë në Rrogozhinë. 12 herë janë përplasur dy skuadrat, me një ndeshje të zhvilluar në Superkupë. Ky është bilanci që mund të nxjerrim nga statistikat, kur fitorja e fundit e të kuqve në shtëpinë e Egnatias daton para më shumë se dy vitesh, më 14 maj të vitit 2022. Përveç kësaj, në ndeshjet mes këtyre ekipeve kanë mbretëruar barazimet me 7 të tilla. Partizani krenohet me katër fitore kundrejt 1 të Egnatias që e arriti në Superkupë.

LEXO MË SHUMË: Konsiderohej si fortësë, stadiumin “Arena e Demave” nuk e duan as lojtarët e Partizanit; impianti drejt ndryshimit radikal

Pas titullit kampion, Partizani pati dëshirë të madhe që të licenconte stadiumin për ndeshjet eleminatore të Champions League, por çdo shpresë binte poshtë së pari për shkak të cilësisë së rrugës. Në kompleksin e të kuqve vazhdojnë punimet, pra është e parakohëshme që të mendosh për asfaltimin përfundimtar të pak qindra metrave, veçse kjo gjë ndikon për keq. Jo vetëm kaq, një element ku klubi kryeqytetas duhet të ndërhyjë është fusha.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)