“Duhet të kemi kujdes”/ Qatip Osmani nuk i zë besë krizës së Erzenit: Jemi gati për këtë sfidë

Qatip Osmani

Ditën e premte, në orën 19:00 Vllaznia do të luajë ndaj Erzenit për javën e 29-të të Kategorisë Superiore në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Qatip Osmani, doli në një konferencë për mediat, ku u pyet për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë kundër ekipit shijakas.

ERZENI-Jo vetëm ndeshjet e fundit por të gjitha që kemi luajtur me Erzenin kanë qenë me rezultat të ngushtë, edhe pse i Kupës ishte bindës, por ishte në shtesë, çdo ekip duhet ta respektojmë, pa marrë parasysh në çfarë pozite ndodhet. I presim nesër të gatshëm te hyjmë në lojë. Kujdes duhet të kemi veçanërisht ndaj Erzenit. Por jemi profesionistë, duhet të jemi të maksimizuar, në ekipet e Kategorisë Superiore nuk ka vend për nënvlerësim.

KAMPIONATI-Kampionati është interesant, jo i çuditshëm por interesant, sepse dallimi i ekipeve që luftojnë për mbijetese dhe atyre që luftojnë për 4 vendet e para është i madh, por në fushe nuk dallohet shumë. Na pret një periudhe e rëndë, ne këto 45 ditë na presin 12 ndeshje.

NDESHJA NDAJ KUKËSIT-Ne kemi biseduar gjatë javës për ndeshjen në Kukës, gabimet individuale vendosën ndeshjen. Ishte një mësim i mire për ne se si duhet të sillemi, ndonjëherë me ekipet që luftojnë për mbijetese është më vështirë të luajmë.

KOMBËTARJA-Loja me Suedinë tregoi se Shqipëria ka kualitet për të luajtur edhe ndeshje të mëdha, ndeshje që na presin në Kampionatin Europian. Edhe pse ishte humbje mendoj se paraqitja ishte shumë e mirë, pamë diçka që nuk e kemi parë as në kualifikuese.

LEXO MË SHUMË:Qatip Osmani ka kuruar plagët e Vllaznisë, progresi fantastik me të në stol; ja sa pikë ka grumbullar tekniku

Më datë 30 tetor të vitit 2023, Vllaznia konfirmoi ardhjen e Qatip Osmanit në stol, pas shkarkimit të Migen Memellit. Në 20 ndeshje me të në stol ekipi shkodran ka arritur të marrë 14 fitore, 4 barazime e 3 humbje ku njëra erdhi në Kupën e Shqipërisë ndaj Erzenit… (KLIKO LINKUN PËR TË LEXUAR MË SHUMË)

Related posts

FOTO/ Ndeshja në Elbasan, tifozët e Partizanit shfryjnë inatin në faqen zyrtare të klubit

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet