Denisson “zhyt” Teutën në fund, duartrokitjet i merr Sali me dy penallti të pritura (video)

Denisson

Dinamo fiton ndaj Teutës 1-0 ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të me golin e Denisson. Një ndeshje me raste e ritëm, por me kryeqytetasit që fitojnë në frymën e fundit.

PJESA E PARË

Në pjesën e parë, do të ishte Teuta që do të kërkonte golin në minutën e 4′ me anë të Beqaj-t, por tentativa përfundoi jashtë. Ekipi durrsak do të tentonte të gjente golin me Peposhin në minutën e 13′ nga një goditje jashtë zone por gjeti Salin të vëmendshëm. Momenti më pikant erdhi në minutën e 33′ kur Asion Daja merr topin në krahun e majtë të sulmit dhe hyn në zonë, Smaçi ka një kontakt me të dhe rrëzon mesfushorin e durrsakëve. Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. Në të 35-tën, Peposhi gjuan penalltinë por sfera ndalet nga Sali. Lloci me shpejtësi vjen dhe shtyn sferën në rrjetë me kokë. Penalltia duhet të përsëritet pasi ka hyrje në zonë të lojtarëve. Në penalltinë e dytë, Sali pret penalltinë e Peposhit.

PJESA E DYTË

Denisson do të shënonte golin e fitores në kohën shtesë. Sulmuesi brazilian në një kros-goditje do të tentonte portën, duke lënë të palëvizur portierin Vata.

LEXO MË SHUMË: Mehmeti, gati “kurthin” ndaj Teutës; Dinamo luan all-in për të arritur Play-Offin

Dritan Mehmeti ka në dispozicion për ndeshjen e sotme me Teutën edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Albion Marku, që sot pritet ta nisë nga minuta e parë. Ai mungoi kundër Skënderbeut për shkak dëmtimi, që tashmë e ka kaluar. Ndoshta mund të luajë bashkë me Meksin, që e zëvendësoi në ndeshjen e fundit. Por blutë kanë probleme në sulm për këtë sfidë, pasi mungojnë Kaçorri dhe Vila.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës