Sportisti i Kombëtares merr lajmin e mirë dhe surprizon fansat!

Futbollistët e Kombëtares shqiptare ndodhen të grumbulluar në vendin tonë këto ditë, teksa edhe sot zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Air Albania”, në vendin ku do të zhvillohet ndeshja e ardhshme e përfaqësueses, e vlefshme për “Euro 2024”, më 17 qershor. 

Megjithatë në grumbullim u vu re mungesa e dy futbollistëve, më saktësisht dy mbrojtësve të Kombëtares, Berat Gjimshitit dhe Frederic Veselit, te cilët nuk ishin të pranishëm në seancën stërvitore. Për këtë të fundit mendohet se arsyeja është një dëmtim fizik, ndërsa për të parin vjen një lajm shumë i bukur, pasi raportohet se është bërë baba për herë të dytë. 

Kujtojmë se Gjimshiti është baba edhe i një djali, ndërsa ende nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë, që pritet ta zbulojë së shpejti. Shumë urime Berat!

Ndërkohë edhe dy futbollistë të tjerë të Kombëtares janë bërë prindër së fundmi, Eros Grezda dhe Odise Roshi. 

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…