“Sport Bild” shkruan për talentin e Mainz: FSHF ka kontaktuar Brajan Grudën, zbulohet vendimi i tij

Njëri prej lojtarëve më interesant të Bundesligës është në radarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi i krahut i Mainz 05, Brajan Gruda mësohet se ka biseduar me drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Sport Bild” ka bërë me dije se 19-vjeçari ka qenë në kontakt me FSHF-në pasi kjo e fundit ka shpresë se mund ta bindë që të vishet kuqezi. Sipas “Sport Bild” lojtari u ka bërë të qartë ndërmjetësve se nuk është i interesuar të vishet kuqezi. Gruda është një nga talentët më premtues në Gjermani. Ai është një lojtar i rregullt në formacionin e Mainzit. Këtë sezon në Bundesligë numëron 568 minuta në 11 ndeshje. Në këto takime 19-vjeçari ka lënë gjurmë duke shënuar një gold he duke dhënë një asist.

Sa i përket interest të Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet se Gruda e ka refuzuar duke pritur një ftesë nga Julian Nagelsman. Siç dihet Gruda është një lojtar, I cili është ndjekur rregullisht nga ekspertët e Federatës Gjermane të Futbollit, të cilët e kanë grumbulluar prej vitesh.

Gruda ka luajtur me Gjermaninë e moshave deri në 15-vjeç më 9 maj të 2019-ës. Që prej atij viti ai ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrave shpresa të Gjermanisë.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)