Spikatën këtë sezon, Partizani rinovon me dy titullarë

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë, për herë të 17-të në histori. Pas arritjes së objektivit madhor, tani kryeqytetasit fillojnë të mendojnë për Europën dhe për përfaqësimin në eliminatoret e Champions League.

Drejtuesit duan të përforcojnë skuadrën, por edhe të mbajnë lojtarët që kanë spikatur gjatë sezonit. Mësohet se klubi ka arritur akordin, për rinovimin me dy futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Andi Hadroj dhe mesfushorin Arinaldo Rrapaj.

Të dy këta lojtarë kanë qenë të rëndësishëm për skuadrën, ndërsa vetë drejtori Marini konfirmoi pas ndeshjes, se ka akord për zgjatjen e bashkëpunimit.  

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)