Spartak Ngjela parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin e fortë për këto dy politikanë të rëndësishëm: Kjo gjë do ndodhë. Jam i bindur!

Avokati i njohur Spartak Ngjela shkruan se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se ‘qendra e gravitetit të Shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi’. Më tej Ngjela shton se të gjitha ‘idetë e tjera, që dalin jashtë këtij gjykimi, janë kundër interesit kombëtar’.

Postimi i Ngjelës

Shënim

Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qëndra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij qjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogradi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të  bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…