SPAK “zbërthen” tabulatet telefonike të Almës, me kë foli para dhe pasi filmoi veten me Gjicin?

Prokuroria ka marrë në dorë celularin e sekuestruar të Alma Kaçit, dhe tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici. Këto janë provat që po analizohen me prioritet për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit nëse ka të tillë pasi vetë 40 vjeçarja është shprehur se videon e ka regjistruar pasi në takimin e parë Gjici e kishte ngacmuar seksualisht.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. Vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.     

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur