“SPAK-un do ta keni pas qafe shumë shpejt”/ Bylykbashi mesazh të qartë mazhorancës dhe Ramës

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh në Kuvend se detyra e vetme që kanë është që parlamenti “të vijë në kushtet për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe ministrave për vjedhjet që bëjnë”.

Bylykbashi paralajmëroi socialistët se “SPAK-un do ta keni pas qafe shumë shpejt”.

“Dy fjalë për këtë historinë, ka qenë një projekt që ka përfunduar, për 24 orë ujë, po Durrësi sot nuk ka ujë, se kemi vetëm një detyrë që ky parlament të vijë në kushtet për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe ministrave për vjedhjet që bëjnë, ne këtë kemi për detyrë e dimë shumë mirë që ministrat ndajnë llokmat e pasurisë kombëtare me kryeministrin. Kanë arrit deri aty sa i çon në nivele që mund të korruptojnë Amerikën. Në vitin 2016 për SPAK ministrja që foli është ekzakt prototipi për të cilin është ngritur SPAK. Kjo histori do t’i shkojë gjatë nga pas dhe si porototip do të jetë ekzakt për atë institucion që keni kapur, kushdo që mendon se mund të sillet në këtë formë ju garantoj që SPAK-un do ta keni pas qafe në mos sot, shumë shpejt”, tha Bylykbashi.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij