SPAK-u merr në “dorë” dosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë të Himarës, Fredi Beleri

Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë dosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë të Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua në 14 maj pasi akuzohet për shitblerje të votës. 

Prokuroria e Vlorës ka droëzuar dosjen në SPAK dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është arrestuar për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave