SPAK dërgon kërkesën në Kuvend/ A do e votojnë arrestimin e Sali Berishës? Ja si përgjigjet nënkryetarja e PD

Të hënën e 18 dhjetorit pritet që Këshilli i Mandateve të mblidhet për të diskutuar kërkesën e PD nëse do të autorizojë SPAK për të arrestuar Sali Berishën i cili refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e GJKKO-së për tu paraqitur para oficeres gjyqësore.

Më pas raporti/et që hartohen nga ky Këshill kalohen në Kuvend për tu votuar. Por a do ta votojnë deputetët e PD-së zyrtarë të drejtuar nga Lulzim Basha?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri në një studio televizive e bëri të qartë.

‘Nuk është çështje individi por parimore. Ne kemi deklaruar se mbështesim çdo nismë të SPAK. Kemi besim që SPAK po e çon Shqipërinë drejt një shteti ku drejtësia është e paanshme. Jemi në mbështjetje të SPAK. I qëndrojmë parimeve deri në fund’ tha Pampuri për emisionin ‘Studio Live’

A ka gëzim në PD-në për këtë zhvillim të SPAK

‘Si mundet të gëzosh. Nuk është lajm i mirë. Nuk ka kush gëzon në një parti kur ne mburremi ku drejtësia nuk ka ku të kapet me ne. Nuk ka si të jetë lajm i mirë kur SPAK kthehet tek ne dhe ka goditje kaq të rëndë. Por ne do të mbështesim SPAK deri në fund këdo që të godasë ‘ nënvizon Pampuri.

Pampuri thotë se tashmë PD-së po i afrohen dhe ata që deri dje mbështesnin Rithemelimin dhe Sali Berishën. Provë ishte dhe festa e PD-së në Pallatin e Kongreseve më 11 dhjetor 2023 ku krah Bashës ishte dhe personalitete të njohura të së djathtës si Preç Zogaj dhe Bamir Topi.

‘Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemnelimi. Kthesa e madhe ishte kjo. Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në PD’ shton Pampuri.

Nënkryetarja e PD-së thotë se dora e shtrirë mbetet për të gjithë demokratët.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare