Sot Procesi i Berlinit/ Tri marrëveshje në Gjermani për Ballkanin Perëndimor (AGJENDA)

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare drejt Gjermanisë, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, ku do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Samiti ka nisur në orën 09:15, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Agjenda, e enjte, 3 nëntor

Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”

Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare

10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tri marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë

12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile

14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…