Sot Foltorja e Berishës në Lezhë/ Nishani bën thirrje: Besëlidhja është e shenjtë ndërsa…

Sot në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës në Lezhë do të mbahet Foltorja e radhës e liderit historik demokrat, Sali Berisha. Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë thirrje sërish që demokratët dhe shqiptarët të bashkohen me Foltoren.

POSTIMI

Sot sytë, mendjet dhe zemrat e demokratëve dhe patriotëve të këtij vendi do të jenë në Lezhën e fisnikërisë dhe BESELIDHJES !

Foltorja e z. Berisha sot në atë qytet bashkon vëmendjen, interesimin, besimin në atë çfarë do të bëjmë të gjithë bashkë më pas për këtë vend.

Sot demokratët dhe patriotët e Lezhës, Mirditës, Laçit, Mamurrasit dhe gjithë trevës kanë Misionin të na rikujtojnë se ;

Besëlidhja është e shenjtë ndërsa Besëprerja është e mjerë,

Liria mbrohet, tradhtia demaskohet,

E drejta është si drita, skuthët i përkasin errësirës,

Patriotizmi është vlerë, pengmarrja është marré,

D’lirësia fiton, sado thellë e gjerë përhapur qoftë rrjeta e korrupsionit dhe pengjeve të tij.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA