Sot 21 Qershor dita e baballarëve!

Dita e baballarëve (ose Dita e Atit) është një festë që nderon baballarët dhe feston atësinë, lidhjet atërore dhe ndikimin e baballarëve në shoqëri. Në Evropën Katolike, ajo është festuar më 19 mars ( Dita e Shën Jozefit ) që nga mesjeta . Kjo festë u solli nga spanjollët dhe portugezët në Amerikën Latine , ku më 19 mars shpesh përdoret për të, megjithëse shumë vende në Evropë dhe Amerikë kanë miratuar datën e SHBA, e cila është e diela e tretë e qershorit. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, më së shpeshti në muajt mars, prill dhe qershor.

Dita që u kushtohet Baballarëve e ka zanafillën në fillim të viteve ‘900 dhe u festua për herë të parë më 5 korrik të vitit 1908, në kujtim të 210 baballarëve të cilët kishin humbur jetën në tragjedinë e minierës së Monongah.

Fatkeqësisht, festa u errësua nga eventet të tjera në qytet, kështu Kontea e West Virxhinias, nuk e regjistroi zyrtarisht ditë pushimi dhe prandaj s’u festua më.

Kjo festë u harrua deri në 1972-shin, kur një nga bashkëpunorët e presidentit amerikan Nixon, punoi për të rifituar këtë traditë. Mirëpo koncepti modern i Festës së Baballarëve erdhi nga Sonora Smart Dodd, e lindur në Arkansas, e cila praktikisht i dha hov në vitin 1910 festimit të Ditës së Baballarëve.

Por për shkak të disa problemeve, ligji mbi njohjen kombëtare të Festës së Baballarëve u paraqit në Kongresin Amerikën në vitin 1913. Madje aq shumë diskutime ngjalli, sa që vetëm në 1972-shin, pas miratimin nga Kongresi dhe firmosje së presidentit Nixon, festa mori trajtë kombëtare.

Në SHBA dhe Kanada Festa e Babait kremtohet, në të dielën e tretë të qershorit, ashtu si edhe në Britani, Hong Kong, Indi, Filipine, apo Japoni.

Në disa zona quhet edhe Dita e Burrave (Männertag), apo Dita e Zotërinjve (Herrentag).

Kurse në Itali, ashtu si edhe në Portugali e Spanjë sipas traditës katolike, festa kremtohet më 19 mars, në ditën e Shën Xhuzepes.

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq