186
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, me anë të një postimi në Twitter, ftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që, në bashkëpunim me Prokurorinë, të kalojë në filtrin e dekriminalizimit kandidatët për deputet të listave të prezantuara nga partitë, për zgjedhjet e 25 Prillit.“Partitë politike kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet e 25 Prillit. Tani, është në dorën e KQZ-së, që duke u konsultuar me Prokurorinë e Përgjithshme, të kalojë në vetting kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të aplikohet plotësisht dhe të gjithë kandidatët duhet të kenë standard të lartë integriteti”, shkruan Soreca në rrjetin social.