Kur kanë mbetur më pak se 30 ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA, epërsia e kandidatit demokrat Joe Biden ndaj presidentit Donald Trump është zgjeruar dhe ka arritur avantazhin e tij më të madh deri më tani në fushatën zgjedhore. Sipas një sondazhi të ri kombëtar të CNN të kryer nga SSRS, 57% e votuesve do të mbështesnin Biden dhe 41% Trump. Sondazhi u krye pas debatit të parë televiziv dhe pasi u bë publik infektimi me koronavirus i presidentit Trump.
Koronavirusi është ende fusha kryesore e betejës midis kandidatëve të ardhshëm për presidentë. Biden vazhdimisht thekson rrezikun e infektimit. Në një postim të fundit ai thotë se “maskat kanë rëndësi, ato shpëtojnë jetë”, duke shoqëruar tekstin me një foto të presidentit Trump pa maskë kur hyn në Shtëpinë e Bardhë, pas qëndrimit të tij në spital. Në kundërshtim më të Trump minimizon situatën me faktin se më e keqja ka kaluar për të, dhe bën apel për të jetuar me koronavirusin.
Sondazhi i CNN nuk është i vetmi që favorizon Biden. Sondazhi i NBC-Ëall Street Journal gjithashtu i jep kandidatit demokrat një avantazh shumë më të lartë se shifra dyshifrore me 14 pikë diferencë, 53% kundrejt 39%.
Hendeku për Trump është zgjeruar pas përballjes së parë në TV në 30 shtator. Nëse kalojmë në sondazhet mbi shtetet individuale: në Arizona – sipas Neë York Times – Siena College – Biden është përpara me 8 pikë përqindje. Një avantazh i madh, duke qenë se në shtetin perëndimor njerëzit kanë votuar republikanët që nga viti 1996.