“Fitoi futbolli”, trajneri i Vikingur flet pasi eleminoi Vllazninë: Ishim ekip më i mirë, krenar për ekipin

Sölvi Ottesen

Vllaznia është eleminuar nga Conference League në një ndeshje dramatike kundër Vikingur. Islandezët ia dolën në shtesë duke fituar në shifrat 4-2, për të nxjerrë kështu nga gara shkodranët. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vikingur, Sölvi Ottesen, është shprehur se në fund ishte futbolli që fitoi.

“Ne ishim një ekip shumë më i mirë se Vllaznia, nuk u dhamë asgjë atyre dhe futbolli fitoi sot. Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si ekipi hyri në këtë ndeshje, ne ishim të guximshëm me topin, krijuam raste të pafundme të mira dhe mund ta kishim fituar këtë ndeshje me një diferencë shumë më të madhe”, tha trajneri i Vikingur Sölvi Ottesen.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)