ZYRTARE/ Partizani nuk ndalet, pas Gegës klubi kuq prezanton si drejtor teknik ish-futbollistin (FOTO)

Sokol Haxhia

Sokol Haxhia zgjidhet në postin e drejtorit teknik të Partizanit. Pas trajnerit Skënder Gega, klubi i kuq ka prezantuar ditën e sotme njeriun i cili do të vijojë projektin e klubit të kuq.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim.
Haxhia sot ka filluar punën së bashku me drejtorin sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e skautimit Altin Ferat.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

 Sokol Haxhia është zyrtarisht Drejtori Teknik i FK Partizanit. Ish-futbollisti i klubit të kuq rikthehet në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. Haxhia sot ka filluar punën së bashku me Drejtorin Sportiv Arbër Abilaliaj dhe përgjegjësin e Skautimit Altin Ferat për forcimin jo vetëm të ekipit të parë të Partizanit, por edhe të ekipit B dhe Akademisë tonë…

RIKTHIMI I SKËNDER GEGËS

Skënder Gega rikthehet në krye të pankinës së Partizanit, në mënyrë të befasishme. Situata e vështirë me të kuqtë që në 2025 kanë një ritëm për rënie nga kategoria, ka bërë që presidenti Gazment Demi të ndërhyjë menjëherë. Pasi dështoi me trajnerë të huaj, apo edhe me drejtorin Abilaliaj në rolin e trajnerit, atëherë vëmendja u kthye te një nga njerëzit që fituan titullin me Partizanin. Gega tashmë ka 5 ndeshje provë, për të bërë gati skuadrën, në mënyrë që të synojë titullin kampion në Final 4. Në sezonin 2018-19 Gega udhëhoqi Partizanin drejt titullit kampion, në vitin e parë në pankinë. Ishte një rikthim i të kuqve te titulli pas 26 vjetësh mungesë dhe tani Demi shpreson që trajneri të ketë të njëjtin efekt. Tekniku ka firmosur një kontratë edhe për vitin e ardhshëm, por do të kërkojë titullin që në këtë periudhë, duke qenë se skema e kampionatit ja lejon.

Related posts

VIDEO/ Dy penallti të pritura, shënon dhe bëhet lojtari i ndeshjes, Etrit Berisha i jep Hacken Kupën e Suedisë

Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Bëri ‘shqiponjën’ para memorialit të UÇK-së, në Serbi e konsiderojnë SKANDAL veprimin e Karim Adeyemit (FOTO)