Socializmi dhe Historia

Lufta e socializmit kundër kapitalizmit është pjesë e ritmit historik të akumulimit dhe përqendrimit të pasurisë. Sigurisht, kapitalisti ka realizuar një funksion kreativ në histori: ka mbledhur kursimet e njerëzve në kapital prodhues, duke premtuar dividendë dhe interesa ka financuar mekanizimin e industrisë dhe bujqësisë, si dhe racionalizmin e tregtisë; si rezultat, ka pasur një fluks aq të madh të mallrave nga prodhuesi tek konsumatori sa historia nuk e kishte dëshmuar kurrë më parë.

Kapitalisti ka vënë në shërbim të tij ungjillin liberal të lirisë, duke argumentuar se biznesmenët, relativisht të çliruar nga detyrimet doganore dhe kufizimet legjislative, mund tu sigurojnë njerëzve më shumë ushqime, shtëpi dhe komoditete sesa janë arritur ndonjëherë nga industritë e menaxhuara nga politikanët, Statet e të cilëve kanë qenë punonjës qeveritarë me imunitet nga ligjet e ofertës dhe kërkesës.

Në sipërmarrjen e lirë, nxitja e konkurrencës, entuziazmit dhe oreksit për pronësi rriti produktivitetin dhe kreativitetin e njerëzve; pothuajse te gjitha aftésitë ekonomike gjejnë herët a vonë mundësi dhe shperblime në kryqëzimin e talenteve dhe përzgjedhjen natyrale të kapaciteteve; një demokraci themelore e rregullon procesin deri në atë pikë sa mallrat për t’u prodhuar dhe shërbimet për t’u ofruar përcaktohen më shumë nga kërkesat publike sesa nga dekretet qeveritare. Ndërkohë, konkurrenca e detyron kapitalizmin të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tij.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…