“S’më kishte ndodhur ndonjëherë kjo gjë”, Bejzade i habitur me dy golat e pësuar: Skënderbeu e meritoi fitoren

Erzeni  Skënderbeu u mbyll me fitoren e korçarëve me shifrat 3-0. Një ndeshje e luftuar mes dy ekipeve që në fund “dhemb” te shijakasit.

Pas sfidës foli trajneri i Erzenit, i cili ishte i mërzitur dhe i zhgënjyer me rezultatin. Ndër të tjera theksoi se kundërshtari e meritoi fitoren.

Humbja?“Ne kishim marrë pësipër të fitonim ndeshjet. Synomin vetëm 3 pikëve. Brenda 5-6 minutave pësuam 2 gola shumë të shpejtë dhe kjo ndryshoi rrjedhën e lojës. Ne kishim rastin me penalltinë për të ndryshuar rezultatin, por kjo nuk ndodhi. Kur humb 3-0 nuk ke çfarë thua, Skënderbeu e meritoi fitoren.

Zëvendësimi që në minutën e 20-të, çfarë nuk shkoi? Nuk e kam përjetuar ndonjëherë të pësoja 2 gola për kaq pak minuta. Psikologjia e lojtarë u rëndua dhe mendova se duhet të ndryshoja diçka në sistemin duke dalë me 2 sulmues të deklaruar.

 

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve