Partizani me forcë shtesë në derbi, rikthehet “makthi” i bardhebluve

Skuka

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës në Superiore do jetë shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, me synimin e qartë, largimin nga zona e “ftohtë” pas 5 javësh kampionatë. “Demat e Kuq” në rrjetet sociale kanë theksuar se sulmuesi Xhuliano Skuka ka kryer normalisht seancën stërvitore me pjesë tjetër të ekipit, tregues se ai mund t’a nis ndeshjen nga minuta e parë:

“Skuadra vijon përgatitjet për takimin ndaj Tiranës i vlefshëm për javën e 6-të të Abissnet Superiore. Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar paradite në orën 10:30 në stadiumin ‘Arena e Demave’.

Sulmuesi Skuka ka kryer normalisht seancën stërvitore me ekipin. Derbi Partizani – Tirana i pari për këtë sezon futbollistik do të luhet ditën e premte 3 tetor, ora 19:00 në stadiumin ‘Air Albania’’”.

LEXO ME SHUME:Histori që nuk përsëritet: 1996, vit kur Partizani i dhuroi titullin Tiranës në javën e fundit

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit