Nisin “ETHET” për skuadrat shqiptare! Mësohet se kur do të hidhet shorti për Champions dhe Conference League

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë tre ekipet që do ta na përfaqësojnë në Conference League. Në ndryshim me sezonin e shkuar kur Vllaznia si fituese e Kupës e nisi aventurën e saj nga turi i dytë në Conference League, këtë herë do t’i kemi të gjitha skuadrat që e nisin nga turi i parë.

Shorti i Conference League do të hidhet në 20 qershor, po ashtu si ai i Champions League për Partizanin. Në datën 18 qershor do të kemi një ndarje më të qartë me pesë ekipet që do të jenë si kundërshtarë të mundshëm për Tiranën, Egnatian dhe Vllazninë. Ndeshja e parë për ekipet e Conference League do të jetë në 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit në 20 korrik.

Related posts

REAGIMI I PLOTË! Skuka pas sherrit me shokun e skuadrës bën postimin emocionues (FOTO)

“Fusha sintetike nuk është për futboll”, Milinkovic flet për impiantin dhe i jep një mesazh sulmuesve të tij: Për të shkuar te titulli duhet të shënosh

“Nuk mund ta shikoni Teutën për 1 muaj e gjysëm, Enkelejd Dobi për debutimin në stol: Treguam personalitet, nuk e lamë Partizanin të na dominonte