“Skuadra është nën presion”, Fagu s’po ia gjen “sëmundjen” Tiranës dhe Najdovskit- alibia për mbrojtësin: Ishte në gjendje gripale

Skuadra

“Skuadra është nën presion”, kështu e nisi konferencëm trajneri i Tiranës Erbim Fagu i cili foli pas barazimit pa gola me Skënderbeun. Ai u shpreh se shpërdoruan shumë raste dhe se javën tjetër do tentojnë rikthimin tek fitorja.

FJALËT E ERBIM FAGUT

RASTET- Shpërdoruam shumë raste pjesën e dytë, në të parën s’patëm shumë përcvec rastit të Patric. Në pjesën e dytë filloi tensioni i rezultatit, Skënderbeu po mbrohej mirë po luanim nga krahët pasi nga qendra ishte e pamundur, por skuadra ishte e tensionuar në momentet e fundit, na vjen keq për rezultatin.

NDESHJA- Një skuadër kur luan me 10 vetë bëhet më e ekuilibruar, reaguam me vonesë dhe filluam të kishim superioritet territorial. Është normale të jemi në tension pasi kampionati po shkon drejt fundit, llogaritë bëhen kollaj, ka pak tension dhe presion psikologjik, por ne po përpiqemi ta kalojmë sa më shpejt edhe pse kanë mbetur shumë pak për tu luajtur.

FINAL-FOUR- 3 pikë janë nga vendi i katërt dhe kemi akoma ndeshje për të luajtur, shpresoj të rikthehemi tek fitorja javën tjetër. Najdovski nuk luajti për çështje taktike, mbrëmë ishte në gjendje gripale dhe nuk ishte në stol për lojë”, deklaroi Fagu për “MCN TV”.

LEXO MË SHUMË: Erbim Fagu ndryshon kurs, trajneri i Tiranës nuk flet më për titullin kampion: Fillimisht të arrijmë Final-Four

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)