“S’kisha nerva të prisja policinë”, aksidentoi familjen me makinë, Kejvina Kthjella tregon: U arratisa dhe më shpallën në kërkim

Modelja Kejvina Kthella, së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka treguar se ka qenë e shpallur në kërkim pasi kishte shkaktuar një aksident. Ajo tha se ishte përfshirë në një aksident, madje pasagjerët e automjetit që modelja kishte goditur ishin duke shkuar për në spital.

Kejvina tregon se menjëherë pas aksidentit vendosi që të largohej për në Vlorë pasi policia po vonohej dhe ashtu si modelja shprehet “nuk kishte nerva” t’i priste.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më kap ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë policia.

Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat”, tha në rrëfimin e saj modelja.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!