Skënderbeun e dënon një ish-futbollist, Partizani siguron “Final 4” pas fitores 1-0 (video)

Partizani

Partizani ka fituar përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah në minutën e 84′, duke i dhënë Partizanit një 3 pikësh mjaft të vlefshëm. Me këtë fitore, “Demat” shkojnë në kuotën e 57 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të, ndërsa korçarët me 47 pikë mbeten në vendin e 5-të duke shpresuar ende te Final 4.

Related posts

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri

150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe