Skënderbeu “zhyt” në fund Teutën me 10 lojtarë, Gvozdenovic: Final Four? Do të shikojmë…

Skënderbeu ia doli të merrte 3 pikë në shtëpi pasi mposhti Teutën me rezultatin 3-1. Kjo fitore e katapulton skuadrën në vendin e 4-të të renditjes në zonën ‘Final Four’. Pas ndeshjes trajneri Ivan Gvozdenovic foli për MCN TV.

Ndeshja? “Shumë i kënaqur, sot e dija që do të bënim një ndeshje me tension. Teuta kishte nevojë për pikë ashtu si ne. Sot e rëndësishme ishin pikët dhe jam i lumtur që i morëm. Bravo për çunat.

Ky është futbolli, goli i parë nuk ishte gabim, vjen nga një aksion i bukur dhe sulmuesi e finalizoi bukur. Goli i dytë ishte penallti, por është pjesë e futbollit. Golin e tretë e bëmë me fat. Në momentin kur kemi nevojë për pikë, edhe fusha e vështirë pasi po vjen dimri ka edhe shi, mendojmë vetëm për pikët.

Ahanonu? Jam i kënaqur me të, ai i meriton të gjitha. Ishte mirë edhe në ndeshjet e fundit dhe sot meritonte një shans nga formacioni. Jam i kënaqur edhe si luajti taktikisht.

Final Four? Do shikojmë, në futboll s’ka garanci. Diferenca me vendin e 9-të nuk është e madhe. Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj Erzeni, do të provojmë për të patur vazhdimësi të mirë.”, tha trajneri.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)