Skënderbeu U19 ka arritur një rezultat shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë anglezëve të Aston Vilës gjatë pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth League.
Por pas ndeshjes, klubi i Aston Villa-s ka bërë të ditur se do të denonconte klubin korçar në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre.
“Aston Vila mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeu-n në UEFA, si pasojë e abuzimeve raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë nga një sektor i mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme të UEFA Youth League.