Skënderbeu nis negociatat me yllin e ekipit për rinovimin e kontratës, futbollisti shënoi 12 gola: Po flasim me presidentin…

Abdul Temitope jep sinjale besnikërie. Pak kohë më parë vërtet paralajmëronte largimin, por tashmë situata ka ndryshuar. Ofertat nuk i mungojnë, por dëshira është që të qëndrojë në Korçë. Negociatat i ka nisur zyrtarisht për rinovimin dhe shanset që të qëndrojnë janë të mëdha.

Abdul Temitope shënoi 12 gola këtë sezon me fanellën e Skënderbeut, duke u konsideruar si një nga lojtarët në klubin korçar. 28-vjeçari në muajin janar dha sinjale largimi, por qëndroi në skuadër. Tani kontrata i ka përfunduar sulmuesit nigerian.

“Tani do të filloj pushimet, pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm, për të rikuperuar dhe rijetësuar fizikun tim. Gjithashtu do të kaloj kohë me familjen time, por do të jem sërish gati për hapin e radhës. Gjithçka do të shihet dhe vendoset në muajt që do të vijnë.

Diskutime janë zhvilluar midis menaxherit dhe presidentit të Skënderbeut, por vendimin final e marr unë. Futbolli modern është biznes dhe vendimet në çdo hap duhet të merren me profesionalizëm dhe gjithmonë në respekt maksimal ndaj të gjithëve nga fillimi në fund. Kontrata ime me Skënderbeun ka përfunduar dhe çfarë ka rezervuar e ardhmja e di vetëm Zoti.”

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës