Skënderbeu, merkato “me silenciator”, akord me mbrojtësin e Erzenit dhe mesfushorin e Korabit

Skënderbeu po mban një profil të ulët në merkaton e verës, duke u përpjekur të afrojë lojtarë të rinj, të cilët kanë spikatur në sezonin e fundit në skuadrat e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Mbrojtësi i djathtë, Ante Osmanllari, si dhe ai i majtë, Ardit Peposhi, janë të piketuarit e drejtuesve për t’u afruar këtë merkato. Mësohet se me Osmanllarin është arritur në parim marrëveshja dhe mbeten detaje të vogla për të finalizuar gjithçka.

Nga ana tjetër, klubi ka nisur bisedimet edhe me mbrojtësin e majtë, Peposhi, i cili ka qenë në objektivin e Skënderbeut edhe në verën e vitit të kaluar, por në fund zgjodhi të shkonte tek Erzeni.

Xhuljo Tabaku, autori i një goli shumë të bukur në ndeshjen “play out” mes Erzenit dhe Korabit në stadiumin “Niko Dovana” më 4 qershor, është lojtari i radhës që ka rënë parimisht dakord për të veshur fanellën e Skënderbeut.

Related posts

Flamurtari i Superiores nis me kontratat, zbulohen emrat që ende nuk kanë rinovuar me klubin

Nuk shfaqet në seancën stërvitore, futbollisti konfirmon largimin nga Partizani me një postim (FOTO)

“Çdo ditë kam luftuar me ndershmëri”, mesfushori i Elbasanit konfirmon largimin nga klubi (FOTO)