Skenari i Skënderbeut! Klubi korçar me frikë në 90 minutat e fundit, barazimi mund të kthehet në rënie nga Superliga

Skënderbeu

Skënderbeu mbyll këtë sezon në Superiore me një finale të mirëfilltë ndaj Bylisit në Korçë, i ndërgjegjshëm që nuk ka shumë alternativa në dispozicion përveç fitores.

Skuadra korçare është aktualisht në zonën play-out, por do të jenë ndeshjet e javës së fundit ata të cilat do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion. Dhe për ekipin korçar, alternativa e vetme është fitorja në këtë sfidë, pasi çdo rezultat tjetër praktikisht mund ta hedhë nga Superiorja.
Bilanci negativ në ndeshjet direkte që ka me Tiranën dhe Laçin, që e ndjekin me 2 pikë më pak në renditje aktualisht, bën që barazimi të jetë i pavlefshëm për korçarët, pasi mjafton që njëra nga këto dy skuadra të fitojë ndeshjen e vet që ekipi i drejtuar nga Gjoka ta shohin veten të rënë në Kategorinë e Parë.

Gjë që padyshim do të cilësohej si një katastrofë te Skënderbeu që ka regjistruar në fazën e katërt rekordin e këtij sezoni, me 12 pikë të siguruara deri tani, por që mund të mos mjaftojnë për ta mbajtur pjesë të elitës.

Egnatia 0-0 Skënderbeu – Asnjë gol, por shumë emocione në Rrogozhinë

Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, i vlefshëm për javën e parafundit, u mbyll pa gola, por jo pa emocione. Të dy skuadrat prodhuan raste të rrezikshme për të zhbllokuar rezultatin, por mungoi konkretizimi. Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, u shfaq si protagonist absolut duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur të paprekur portën e tij. Nga ana tjetër, sulmuesi egjiptian i korçarëve, Nasr, humbi dy mundësi të pastra për të shënuar. Tashmë, gjithçka në lidhje me mbijetesën për Skënderbeun do të vendoset në javën e fundit, ku ata do të luajnë një ndeshje vendimtare në shtëpi ndaj Bylisit.

LEXO ME SHUME:FOTO/ Lërini çmimet e biletave, shikoni ekipin, mesazhi i legjendës së Partizanit përpra ndeshjes me Egnatian: Të gjithë të jeni në stadium…

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull