Skënderbeu marshon në Kukës, dopieta e Rashicës çon verilindorët drejt rënies nga kategoria (video)

Skënderbeu

Skënderbeu fiton ndaj Kukësit me shifrat 0-2, përballje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.Një përballje interesante, ku ekipi korçar tregoii dëshirë e grintë. Rashica në minutën e 32′ shënoi nga pika e bardhë, ndërsa do të ishte sërish sulmuesi që do të shënonte në minutën e 68′.

Me këtë fitore, Skënderbeu mbetet në lojë për të arritur Final Four pasi diferenca me vendin e katërt është 2 pikë larg, në pritje të rezultatit të Dinamos. Ndërkohë në krahun tjetër, Kukësi është drejt rënies në Kategorinë e Parë, katër javë nga fundi i sezonit. Aktualisht ekipi verilindor është në kuotën e 26 pikëve.

87′ Topi i rikuperuar në mesfushë shndërrohet n5 një mundësi të mirë për Fejzajn që godet tokazi nëkrahun e djathtë të portës dhe mposht Aliajn, por gjyqtari e anulon përr pozicion të parregullt. (VIDEO)

83′ Shpresat duken të pakta tashmë për Kukësin që duket se është duke u pajtuar me rezultatin.

77′ Skënderbeu në kërkim të golit të tretë, kapiteni Liço gjuan lehtë portën por pret pa probleme Tafas.

72′ Bie pak ritmi i lojës tani pas shënimit të golit të dytë.

67′ Gol Skenderbeu! Top i mirë për Rashicën në zonë, i cili godet dhe shënon dopietën personale. (VIDEO)

PJESA E DYTË

41′ Kukësi provon me të gjitha mënyrat që të mund ta mbyllin këtë pjesë të parë në baraspeshë, por nuk po tregonhen shumë konkret në aksionet e krijuara.

35′ Minuta të qeta pas zhbllokimit të rezultatit por miqtë duket se duan të shënojnë edhe të dytin sepse luajnë afër portës kuksiane.

32′ Gol Skenderbeu! Rashica ekzekuton në mënyrë perfekte një penallti duke i dhënë avantazhin të tijve (VIDEO)

24′ Alija bën heroin tani te korçarët. Arrin të bëjë një superpritje duke e mbajtur rezultatin akoma 0-0.

20′ Rashica kroson me të djathtën drejt shtyllës së dytë në kërkim të Kabrel por del Tafas dhe kontrrollon topin.

15′ Shumë afër golit vendasit, godasin shtyllën me Françesko Hasën që provon mrekullinë nga godtja e këndit.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)