Bismark e Rashica i heqin buzëqeshjen Bledar Devollit, Skënderbeu mposht me përmbysje Teutën e shpreson te mbijetesa (video)

Skënderbeu

Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1. Kjo ishte dhe fitorja e parë për Ernest Gjokën me bardhekuqtë në kampionat, teksa nga ana tjetër Devolli debutoi me humbje në stolin e durrsakëve.
Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.

Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u pa me VAR.

Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica. I ardhur nga stoli, sulmuesi që do largohet , shënoi golin e përmbysjes. Tashmë bardhekuqtë kanë 19 pikë në vendin e fundit. Në anën tjetër Teuta numëron 23 pikë dhe mban vendin e shtatë.

LEXO ME SHUME:“Ndeshje e interpretuar gabim”, Ernest Gjoka i jep lajmin e keq tifozëve të Skënderbeut; Nuk është më lojtari jonë

LARGIMI I RASHICËS

Ermir Rashica është largimi i radhës te Skënderbeu. Sulmuesi nga Kosova, luajti ndeshjen e fundit me korçarët ndaj Vllaznisë, takim ku shkodranët fituan 4-0. Rashica do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, te skuadra e Metalist Kharkiv, e cila bindi korçarët me një ofertë të madhe. Konfirmimi për largimin e Rashicës erdhi nga vetë trajneri Ernest Gjoka, pas ndeshjes. Humbje e madhe për Skënderbeun, pasi 20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në dy sezonet e fundit.

Related posts

E FUNDIT/ Egnatia mëson emrin e kundërshtarit, ja me kë do të luajë në raundin e parë të Championsit

FOTO/ “A ma jep stadiumin për dasmë”, Alban Xhaferi ironizon keq kryebashkiakun Benet Becin: Do ftoj teze, hallë dhe daja…

Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton