Dikur pjesë e Portos në kampionatin portugez, Skënderbeu prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit (EMRI)

Skënderbeu

Skënderbeu

Skënderbeu ka arritur të mbyllë marrveshjen me një lojtar të ri. Paulo Estrela është zyrtarisht pjesë e klubit korçar.

Lojtari portugez ka nënshkruar me bardhekuqtë për 2 vite e gjysëm dhe do të jetë së shpejti nën urdhrat e teknikut Gjoka. Mesfushori ka kryer testet mjekësore të cilat i ka kaluar me sukses dhe sot është prezantuar tek korçarët.

Estrela ka një karrierë të pasur në Portugali me ekipe si Portimonense apo Porto, që mund të cilësohet maja e karrierës së tij. Iberiku 25 vjeçar pritet si një përforcim me mjaft vlera për ekipin juglindor.

POSTIMI I SKËNDERBEUT

Paulo Estrela zyrtarisht te Skënderbeu!
Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
25 vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore.

LEXO ME SHUME: Debutoi me barazim në stolin e Skënderbeut, Ernest Gjoka: Kisha pak ditë në dispozicion, nuk është se bëra…

ERNEST GJOKA NE STOLIN E SKENDERBEUT

Ernest Gjoka nisi me barazim 0 me 0 përballë Tiranës aventurën si trajner i Skënderbeut.Pas ndeshjes deklaroi:

“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur. Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin. U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë.”

Related posts

Testi miqësor në Slloveni përfundon keq për Vllazninë, mbrotja “tradhton” Martinin

Asllani drejt mbylljes së aventurës me Interin, mesfushori shqiptar kërkohet nga klubi italian

Baton Zabërgja drejt kampionatit rus, pasaporta shqiptare garanci për shitjen e lojtarit