Skënderbeu i vetëm me kolonën e 0 barazimeve, Gvozdenoviç është tekniku që di të luajë si i barabartë me të gjithë

Tre fitore e tre humbje: 9 pikë e një pozicion komod në renditje, i treti e -4 nga kreu. Jo keq për të sapokthyerit në Superiore e për një trajner debutues në Superiore si Ivan Gvozdenoviç. Serbi, ish-lojtari që u kthye në trajner, po befason për mënyrën e lojës së shprehur nga skuadra e tij. Fitorja e arritur në transfertë me Erzenin, është tregues se korçarët nuk impresionohen nga fusha dhe kërkojnë të aplikojnë lojën e tyre ofensive.

Sigurisht skuadra e Gvozdenoviç nuk është nga ato që zbilancohen, por nuk është absolutisht një skuadër që mbyllet prapa. E kanë provuar ta luajnë si të barabartë kundër të gjithë kundërshtarëve dhe mungesa e barazimit në tabelën e rezultateve dëshmon për një skuadër që luan gjithcka për gjithcka. Deri tani Skënderbeu është ekipi i vetëm që e ka 0 në kolonën e barazimeve, bashkë me Dinamon, vetëm se situata e kryeqytetasve është shumë më ndryshe, me Di Biaggion në vështirësi të theksuar.

Ajo që i mungon bardhekuqve e që po e bën të vuajë teknikun është një goleador i mirëfilltë. 5 golat e shënuar në 6 ndeshje nuk janë tregues i nivelit të rasteve të krijuara dhe dy penalltitë e humbura, në tre të ekzekutuara nga Liço vetëm sa e konfirmojnë.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)