Skënderbeu i tregon vendin Egnatias, dopieta e Franklin gjunjëzon kryesuesit e kampionatit (video)

Humbja ndaj Vllaznisë javën e kaluar është thjesht një kujtim i largët për Skënderbeun. Në javën e 28-të të kampionatit shqiptar, ekipi korçar ka fituar 2-0 ndaj Egnatias duke blinduar kështu vendin e katërt, pozicion që të çon në “Final-Four”. Në minutën e 20’ pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë ku Franklin gjuan me forcë për të mposhtur Sherrin.

Avantazhi i dha zemër Skënderbeut, pasi në minutën e 39’ do të ishte përsëri Franklin ai i cili çon sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë, Egnatia u mundua të reagonte me tentativat e Montenegros, apo Zejnullahit, por pa mundur dot të shënonin. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Egnatia vazhdon të ketë probleme me rezutlatet, duke e çuar në 6 ndeshje radhazi pa fitore, dhe tani ka rrezik të humbasë vendin e parë, nëse Vllaznia ia del të fitojë ndaj Kukësit.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe