Skënderbeu i bën gjëmën Egnatias në minutën e 111-të’, ja çfarë ndodhi në Korçë (video)

Skënderbeu dhe Egnatia kanë ndarë pikët në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Superiores. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 2-të me Iskandarlin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve. Pjesa e dytë ishte më ritmike, deri në momentin kur një tifoz u rrëzua nga shkallët dhe u dërgua me ambulancë në stadium. Loja u ndërpre për të rifilluar pas 15 minutash.

Më pas goli i barazimit erdhi në minutën e 90’+14′ nga një mbrojtës. Pavarësisht tentativave për të fituar duelin asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte.

Kështu Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën