Skënderbeu, Gvozdenovic nuk i zë besë krizës së Dinamos: Skuadër cilësore, luajmë për barazim? E kam thënë që…

Skënderbeu mori barazimin e parë në kampionat pas dhjetë javësh të luajtura. Një ndeshje pambarim ndaj Egnatias, me sfidën që përfundoi 1-1, në një takim që zgjati 111 minuta. Ditën e martë, duke filluar nga ora 17:00, Skënderbeu do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Dinamos, në prag të kësaj sfide ka folur trajneri Ivan Gvozdenovic.

“Dinamo është një skuadër e mirë, ka cilësi brenda në skuadër, do të duhet ta përgatisim sa më mirë ndeshjen e do shikojmë se çfarë do të ndodhë nesër.”

Pajtohesh me një barazim– “Varet si do të shkojë ndeshja, sepse para ndeshjes kundër Egnatias thashë që dua fitore, por kur pashë si shkoi ndeshja u shpreha se jam i kënaqur, kështu dua të shoh sesi do të shkojë ndeshja.”

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)