Skënderbeu godet në limitet e merkatos, afron sulmuesin që shkëlqeu në Kategorinë e Parë

Pas kamerunasit Cabral, Skënderbeu ka kryer një tjetër afrim në merkato, duke kompletuar kështu repartin ofensiv. Orët e fundit me skuadrën korçare është federuar edhe nigeriani Nnamdi Franklin Ahanonu, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Turbinës, ku në 25 ndeshje arriti të realizonte 6 gola.

21-vjeçari do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Gvozdenovic, që përveç Nikajt dhe Rashicës, tashmë do të ketë në dispozicion edhe sulmuesit e huaj, Fletcher, Ivan Cabral, Moses Ajine dhe Franklin. Ndërkohë nigeriani tjetër 23-vjeçar Uche Sabastine, ngelet ende në pritje dhe nuk rezulton akoma i federuar me skuadrën korçare.

Related posts

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)