Skënderbeu gati të shesë një tjetër “xhevahir”, oferta për futbollistin që shkëlqeu sezonin e fundit

Pas Liços dhe Franklin, klubi i Skënderbeut është gati të privohet edhe nga shërbimet e Ermir Rashica-s. Futbollisti 20- vjeçar nga Kosova vjen pas një sezoni shumë të mirë me fanellën bardhëkuqe, ndërkohë që është bërë pjesë edhe e Kombëtares U-21.

Për sulmuesin ka disa oferta nga klube të huaja dhe shitja e tij është vetëmçështje kohe. Thjesht drejtuesit e Skënderbeut po marrin kohëpër të bërë zgjedhjen më të mirë në aspektin financiar, por edheatë profesional për vetë futbollistin. Rashica ka numra që ebëjnë atë një lojtar të kërkuar në treg.

Ai është vetëm 20 vjeçdhe që në sezonin e parë në elitën e futbollit shqiptar ishteprotagonist për Skënderbeun me 8 gola të shënuar.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull