Skënderbeu, fitore prestigji për vendin e tretë, në Europë shkon Vllaznia!

Skënderbeu është fitues i takimit për vendin e tretë të renditjes në Kategorinë Superiore, pas triumfit ndaj Vllaznisë në “Final Four”, megjithatë në Conference League do të shkojnë shkodranët.Ekipi korçar bindi me rezultatin 3-2 në “Air Albania”, ndërsa diktoi ritmin gjatë gjithë takimit.

Ishte Nikaj ai i cili zhbllokoi takimin, me golin e shënuar në minutën e 11’ pas asistit të dhuruar nga Rashica, teksa vetëm pesë minuta më pas Dean Liço dyfishoi avantazhin e Skënderbeut.Skënderbeu vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 31’ ishte Rashica ai i cili shfrytëzoi një gabim të Vllaznisë dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij.

Pjesa e parë u mbyll me katër gola, pasi Vllaznia fitoi penallti pas një prekje të topit nga Prençi në zonë, penallti që u mor përsipër nga Esat Mala, i cili e finalizoi topi në fund të rrjetës, duke u dhënë shkodranëve pak shpresë.Balaj fitoi një penallti në minutën e 80’ pas një ndërhyrjeje të gabuar nga ana e Ramos dhe e mori vet përsipër ekzekutimin e saj duke shënuar golin e dytë për Vllazninë në minutën e 81’ dhe njëkohësisht duke rihapur sfidën.

Gëzimi i Vllaznisë zgjati pak, kjo për shkak se Stojanovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës dhe e la ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Kështu Skënderbeu fiton për prestigj në “Final Four” në ndeshjen për vendin e tretë të Kategorisë Super, por nuk mund të shkojë në Conference League, pasi ka dhe pak vite për të vuajtur dënimin e UEFA-s. Ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vend të katërt të renditje, por me shkodranët që do të shkojnë në Conference League.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)