“Skënderbeu fitoi me një gjysmë goditje”, Deliallisi pothuajse i dorëzuar pas humbjes: Të mos bëjmë hipokritin, nuk kemi më moral dhe gjendja psikologjike…

Alfred Deliallisi

Skënderbeu ka fituar 1 me 0 përballë Erzenit, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Mjaftoi goli i Janaqit në minutën e 7’ të pjesës së parë, për të vendosur fatet e takimit.

Skënderbeu mban aktualisht vendin e pestë në Superiore, ndërsa numëron po aq pikë sa Dinamo që mbyll zonën e “Final 4”. Në anën tjetër Erzeni në vendin e parafundit është një hap larg rënies në Kategorinë e Parë.

Në përfundim të sfidës foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi.

“Kishim ardhur në Korçë për të dhënë maksimumin e maksimumit tonë. Por e nisëm lojën duke i falur topa kundërshtarit. Kundërshtari në godet me një gjysmë goditje dhe na fiton ndeshjen. Ne krijojmë volum loje, krijojmë raste, por nuk shënojmë.

Ana morale, psikologjike, e skuadrës ka rënë, nuk është më e mëparshmja. Është e vështirë, të jemi të sinqertë dhe të mos bëjmë hipokritin. Gjithsecili duhet të marri përgjegjësitë e veta. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia, nuk dua të fshihem. Por edhe të tjerët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)