Skënderbeu “hesht” pas fitores, në faqen zyrtare asnjë reagim për ndeshjen me Dinamon (FOTO)

Skënderbeu

Skënderbeu është rikthyer fuqishëm në kampionat, duke mposhtur Dinamon me rezultatin befasues 4-1, I pazakontë për një skuadër të vendit të fundit që mposht ekipin e vendit të dytë. Sfida nisi me një avantazh të hershëm për blutë, por korçarët përmbysën gjithçka falë një triplete spektakolare të Nasr dhe një penalltie të realizuar nga Nikaj.

Start me gol e pastaj… asgjë

Dinamo e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 9’. Doci shërbeu për Qardakun, i cili u gjet i lirë në zonë dhe nuk e pati të vështirë të mposhte Rrokun, duke i dhënë avantazhin miqve.

Poker në 25 minuta

Në minutën e 55’, Skënderbeu gjeti barazimin me Nikajn, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 1-1. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nasr mori një top të shkëlqyer dhe mposhti Teqjan pa më të voglin hezitim, duke përmbysur rezultatin në favor të Skënderbeut. Ekipi korçar nuk u ndal këtu dhe në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bismark shërbeu saktësisht për Nasr, i cili realizoi golin e tij të dytë personal, duke thelluar avantazhin në 3-1.

Skënderbeu vijoi të dominonte dhe në minutën e 80’, Nasr vulosi rezultatin me golin e tij të tretë personal, duke kompletuar një tripletë spektakolare dhe duke i dhënë ekipit të tij një fitore të rëndësishme. Nga ky sukses, faqja zyrtare e Skënderbeut në Facebook, nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë ndeshje, postimi i fundit është i datës 15 mars në takimin kundër Vllaznisë.

LEXO ME SHUMEl:“Të ringrej Partizanin e kam për detyrë”/ Fjalët e para të Skënder Gegës: E di çfarë i mungon klubit, ndaj Laçit do mundohemi…

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit