Skënderbeu bën surprizën e madhe në aktin e parë të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Ekipi korcar ia doli të fitonte me rezultatin 0-2 në një ndeshje që u interpretua më mirë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Dinamon që kërkoi të fitonte ndeshjen duke krijuar një mori rastesh. Zabërgja në minutën e 5’ krijoi rrezikun e parë për gol. Në të 24-tën, Dejvi Bregu provoi nga jashtë zone, por ishte Alia pozicional në atë situatë.
Në pjesën e dytë,Ernest Gjoka aplikoi një futboll më ofensiv dhe një gjë e tillë u reflektua në rezultat. Në minutën e 51’ Bismark bëri gjithcka mirë duke i dhënë avantazhin ekipit korcar.
Një gol që tulati dinamovitët, pasi pesë minuta nga ai realizim, Skënderbeu do të shënonte golin e dytë. Në një harkim në zonë, Loran i pafat con topin në rrjetë. Në minutat e mbetura, Skënderbeu administroi me qetësi lojën, dhe avantazh i dy golave i jep më tepër besim e moral në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Korcë më datë 26 shkurt.
LEXO ME SHUME:Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon
Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme 4 afrimet e fundit të kësaj merkatoje. Korçarët kanë zyrtarizuar Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr. Klubi iu uron shumë suksese me fanellën e “Ujqërve”, me futbollistët që janë vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës. Në kampionat, Dinamo-Skënderbeu përfundon në barazim. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.
1 comment
Comments are closed
Add Comment