Skënderbeu bën merkato në Itali, klubi korçar arrin akordin me mesfushorin (foto)

Mario Rabiu është lojtari i radhës që afrohet në klubin e Skënderbeut. Mësohet se korçarët kanë arritur akordin me mesfushorin nigerian, i cili pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme.

23-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me presidentin Ardjan Takaj dhe mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i bardhekuqve.

Rabiu është aktivizuar kryesisht në Nigeri dhe më tej në futbollin italian, duke qenë pjesë e Seria C dhe B. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Viterbese në Seria C. Rabiu luan si mesfushor para mbrojtjes. Pra është lojtari që bën lidhjen e fazës difensive me mesin e fushës.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç i ka idetë e qarta për sezonin e ri teksa ka paralajmëruar se Skënderbeu nuk do të jetë thjeshtë kalimtar në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit